Qytete anekënd Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përfshirë në protesta si reagim ndaj vdekjes së e afrikano-amerikanit George Floyd nën prangat e policisë së Mineapolis. Dhuna e tyre ka bërë që të angazhohet edhe Garda Kombëtare në të paktën 12 shtete, për të ndihmuar policinë në frenimin e dhunës dhe plaçkitjeve ndaj bizneseve të shumta. Associated Press njofton se nga koha e shpërthimit të protestave, të enjten, më 28 maj, deri më 30 maj janë arrestuar afër 1 mijë e 400 protestues në 17 qytete. Njoftohet se guvernatorët në të paktën 11 shtete si Xhorxhia, Kentaki, Ohajo, Uiskonsin, Kolorado, Juta, Uashington, Kaliforni, Tenesi, Mizuri dhe Teksas, aktivizuan gjithashtu trupat e Gardës Kombëtare për të ndihmuar në shuarjen e protestave që në shumë zona janë shndërruar në dhunë. Disa kryetarë bashkish kanë shpallur ndalim qarkullime gjatë natës për shkak të dhunës në qytetet e tyre si, Los Anxheles, Siatëll, Portland, Atlanta, Denver, Kolumbia dhe Filadelfia.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …