Shqipëria merr vendim për hapjen e plazheve nën masa të shtuara të sigurisë. Pas këtij vendimi, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka theksuar se ky vendim bart edhe rreziqe por është vendim i domosdoshëm për ta shpëtuar sezonin turistik. Ky vendim është mirëpritur nga pronaret e hoteleve pranë plazheve dhe agjencitë e udhëtimeve. Ata kanë deklaruar se tani presin që së shpejti do të hapet kufiri me Kosovën dhe kanë theksuar se janë pushuesit kosovarë përbëjnë numrin më të madh të turistëve në Shqipëri. Gjatë bisedës së zhvilluar me pronar të hoteleve bregdetare dhe të agjencive të udhëtimit, ministri i Mjedisit, Bleni Klosi ka theksuar se masat e parapara ndaj koronavirusit duhet të respektohen me përpikëri dhe se plazhet do të jenë nën masat e rrepta të sigurisë. Plazhet do të jenë të qasshme nga 1 qershori.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …