leoni

ISHKP shpërndanë në gjithë vendin zyrtarët mjekësor, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Kosova po përballet me moshënimin e kuadrove mjekësore dhe me largimin e kuadrove të reja

Duke folur për gjendjen në fushën e shëndetësisë në vendin tonë, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se vendi po përballet me moshënimin e kuadrit mjekësor dhe ikjen e kuadrove të reja drejt shteteve perëndimore pasi këtu nuk shohin perspektivë. Ai ka theksuar se janë 700 mjekë të papunë në Kosovë, e në anën tjetër shtëpitë e shëndetit gjithandej Kosovës shkruajnë letra që nuk kanë njerëz dhe po mbyllin repartet. Nga këta 700 mjekë prej tyre 100 specialistë, e këta mjekë të rinj në Odën e Mjekëve po na e përmirësojnë statistikat e moshës ku kemi arritur në moshën 53 e ca, nëse këta 600 të rinj shkojnë, ne shkojmë diku të mosha 58 apo 59 e pas gjashtë vitesh do na duhet të na i mbyllim spitalet, e atëherë shoqëria dhe politikanët do ndalen të mendojnë çfarë ka ndodhur, ka tërhequr vërejtjen kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …