“U VJETRUAN DHIMBJET”
“U vjetruan dhimbjet,
u vjetruan vrasjet “,
20 vjet janë të gjata,
Batua i Haxhiut thotë:
“të harrohen masakrat” ?!
Varret e hapura,
që presin të mbulohen
me fjalët e Batonit
edhe më shumë rëndohen !
Atyre që vranë e prenë fëmijë
si qingjat në thertore,
ky far” shpirt humani ”
thërret për t’ua shtri dorën !!
Batua, kërkoi amnisti,
për ata që morën jetë
jo më pak se 15 mijë !!
Edhe Luta i Hazirit
në dërrasë të kalbur shket:
“Kosova duhet edhe diçka
Serbisë t’i jep” !?
J.Z. , Dilbeek, më 3 maj 2020
FRIKA E PACOLLIT
Ulja e Pacollit në jaht me Vuçiqin
nuk ia kishte dridhur as qerpikun,
mund t’i kalonte oqeanet
njësoji sikur detin,
Listën serbe e kishte me vete.
E sot, kur botën e pushtoi pandemia
me “Taxi Thaçi ” erdhi nga Shqipëria.?!
Druante Begjeti të kthehej me fluturakën,
“mund t’ia rrëzonin si ditën, ashtu edhe natën” !!
J.Z. Dilbeek, më 3 maj 2020
UNË, LUFTËTARI I LIRISË
Unë, luftëtari i Lirisë,
qysh në rini përballë stuhisë,
në mal , në fushë e në rrjedhê lumi,
ku shkoi gjaku deri te gjuni,
disa herë me mori plumbi.
S’u ligshtova ditë , as natë
bashkë me trimat nëpër flakê.
Në istikame edhe në prita.
me ne ishin djem e çika
Në Lug të Ibrit e deri te Drini
e mbuloi flaka e pushtoi tymi.
Prej Padeshit deri në Koshare,
krisma pushkëve u printe zjarreve,
për t’u marrë hak barbarëve.
Pëllëmb për pëllmb në Dardani
u derdh gjaku për liri.
Këmbpushtuesja karpatiane
tmerr e dhembje i la çdo ane,
si në qytet ashtu në fshat
s’kurseu fëmijët, pleqt, as gratë!
Mbas një shekulli e disa vjet
thembra e këmbës gjet gjurmën e vet,
mori rrugë për në Shumadi
se s’kish djep në Dardani!
Unë, luftari i lirisë për së mbari pata nis,
mendjen kisha veç për shtet,
shpejt m’u kthye për pushtet
për pushtet e për parti,
mos ma shumë për pasuri.
S’mund të rri si shoktë e mi,
qê luftuan për liri,
tash jetojnë në varfëri
me një rrogë te veteranit,
as dritares s’ia ndërron xhamin,
s’del për bukë , as për ilaçe,
zgjohen e erren në konaqe!?
S’i sheh në rrugë e as në qytet
një fjalë të mirë kush s’ua flet!
E mua, pse më shikoni me zili ?
Veç se bëra pasuri ?!
Ngreha gishtat për kufi,
falem bjeshkë e falem vërri,
mos m’u prish me Mal të Zi,
han e dan e kem kojshi,
tash po ndreqemi edhe me Serbi,
bashkë me Listën në qeveri.
J.Z., më 30 prill 2020
GOJËN PLOT ATDHE E KENI
(Simbas Hakërrimit të Ali Asllanit )
Që nga e hëna deri të dielen mbrtetëron një errësirë
si në fshat ashtu në qytet, vërshëllën një egërsirë!
Pra, të pangopur mbushni xhepat orë e ças,
derisa barku si daullja t’ju pëlcasë!
Hani, pini, rrëmbeni çka mundeni e dini,
duar e këmbë si mbledhësbari, keni horra!
Sot me kulla e me villa, dje në kasolla!
Në gjunj populli i përkulur nga varfëria,
nëna fshehtas fshin lot, kur bukë i kërkon fëmija.
Si me dro pyesin pleqtë, vallë, kështu qenka liria?!
Nga më i vogli te më i madhi
thërrasin: “.. rroftë djersa e ballit”!
Është kafshatë e rrëmbyesit- matrapazit?!
Me kamata nëpër banka brenda e jashtë,
emra të rrejshëm pesë a gjashtë.
Hani, pini, çka të mundeni rrëmbeni,
gojën plot atdhe e keni!
FITOI TURI
Fitoi turpi në lëndinë
si kur minjët në “podinë”,
bashkë me macën bëjnë dollinë,
si miq ” të vjetër” në valle rrinë ?!
Gëzojnë fushat , lumi e shpati
përsëri fitues është daci,
kur mrrol vetullat, sytë i nxihen
minjtë përreth gjallë nuk nihen !
J.Z. 30 maj 2020