Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e dekretit të kryetarit, Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit, në postin e kryeministrit. Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën. “Në vlerësimin e Dekretit të 30 prillit të vitit 2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, Gjykata, vendosi: njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 sikur është Shpërndarja e Kuvendit, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës, thuhet mes tjerash në vendim.
