Organizata radikale e krahut të majtë, ANTIFA, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akuzohet si përgjegjësi kryesor për dhunën në disa qytete. Grupi është i njohur për shkatërrimin e pronës private dhe sulme me koktej molotovi. Presidenti amerikan i akuzoi drejtpërdrejt ata për nxitje të dhunës nën pretekstin e protestës për vrasjen e afro-amerikanit Xhorxh Flojd. “Është ANTIFA, e majta radikale. Mos i fajësoni të tjerët”, ka thënë kryetari i Amerikës, Donald Trump. Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr tha sot se “zërat e protestës paqësore po rrëmbehen nga elementë radikalë”. “Grupet radikale dhe agjentët e jashtëm po shfrytëzojnë situatën për të realizuar programin e tyre të veçantë dhe të dhunshëm”, tha ai. Protestat e së premtes në Minneapolis dhe në shumë qytete të tjera të mëdha filluan me vrasjen e afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis të hënën. Por në shumë vende, këto protesta u kthyen në protesta të dhunshme dhe qyteti i Minesota është më i prekuri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …