Universiteti Kadri Zeka

Në Universitetin, ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, kanë filluar të mbahen provimet e afatit të Prillit, nëpër sallat e Universitetit

Në Universitetin, ‘’Kadri Zeka’’, në Gjilan   kanë filluar të mbahen provimet e afatit të  Prillit, duke u kthyer nëpër sallat e Universitetit, pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj virusit COVID-19, dhe në bazë të  udhëzimeve të caktuara nga Menaxhmenti i Universitetit dhe Kolegjiumi i Dekanëve të njësive akademike në takimin e mbajtur online, më 26.05.2020. Nëpër sallat ku janë organizuar provimet, numri  i studentëve është përcaktuar nga Dekanët e Njësime Akademike, gjithnjë duke e ruajtur distancën mes tyre. Po ashtu secili studentë por edhe profesorët janë pajisur  me masat mbrojtëse, derisa nëpër vendet adekuate të objektit janë vendosur edhe dezinfektues. Senati i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur më 18.05.2020, ka marrë vendim që të lejoj  Afatin e Prillit për paraqitja  e dy provimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …