Lëvizja Vetëvendosje sot me fillim në orën 10:00 deri në 18:00, në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë do të organizojë peticionin me kërkesën për zgjedhje të reja. Kjo parti fillimisht kishte organizuar një peticion online për zgjedhje të reja, ndërsa pas lirimit të masave kundër COVID-19, nga sot këtë do ta bëjë edhe në mënyrë fizike, njofton Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës. “PETICION: Duam Zgjedhje. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja sepse vetëm përmes tyre mund të ketë legjitimitet qeverisja e re. Për të dalë nga kjo krizë, si hap të parë po mbledhim nënshkrimet për peticionin që ka vetëm këtë kërkesë: zgjedhje të reja. Jo qeveri pa zgjedhje e për vjedhje. Jo qeveri për ndarje e copëtim. Por zgjedhje, demokraci e zhvillim”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …