Në Partinë Socialdemokrate e kanë pranuar që kanë bërë gabim që iu bashkuan Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e vitit të kaluar. Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë që një nga arsyet që kjo parti u “ndëshkua” duke mos u votuar në zgjedhjet e kaluara, ishte edhe koalicioni me AAK-në. “Ishte gabim koalicioni që bëmë më AAK-në, pasi nuk përputhej me atë çka thirremi ne”, është shprehur ajo. Kuçi ka thënë që ky koalicion ndodhi pasi PSD-ja ishte në fillimet e saj dhe nuk kishte struktura të forta. “Elektorati jonë nuk e pranoi një vendim të tillë. U bënë disa arsye që nuk u votuam në zgjedhje”, theksoi ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …