Në 19-vjetorin e rënies përkujtohen gjashtë dëshmorët e Zonës Operative të Llapit

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së të ZOLL-it, që ranë në ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s

Në 17-të vjetorin  e rënies së dëshmorëve të kombit të ZOLL të UÇK-së Sabit Rrahimi, Bedri Ahmeti, Fatmir Selmani, Hamdi Sejdiu dhe Ragip Ademi do të mbahen manifestime përkujtimore. Në këtë ditë kur forcat e NATO-së filluan bombardimet ndaj caqeve serbe në të gjitha frontet e luftës u zhvilluan beteja të ashpra në të cilat ranë edhe shumë dëshmorë të kombit. Kështu Sabit Rrahimi, shef i shërbimit informativ pranë  Brigadës 152 “Shaban Shala” ra heroikisht në fshatin   Dobërdol derisa ishte në frontin  e luftës për të penguar forcat serbe që të depërtojnë nga fshati Dumnicë. Bedri Ahmeti, komandant kompanie pranë  Brigadës 151 “Zahir Pajaziti” ra në fshatin e lindjes në Llapashticë ku ishte gjatë tërë luftës, ndërsa dëshmorët Fatmir Selmani, Hamdi Sejdiu ranë në Tashefc në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi prej nga tentonin të depërtojnë forcat serbe që të hyjnë në Kosovë. Po aty një ditë më vonë ra edhe dëshmori Ragip Ademi.  Në shenjë përkujtimi për këta dëshmor do të bëhen  homazhe, vendosen kurora lulesh në vendet e rënies dhe pranë varreve të tyre në Dobratin,  Llapashticë, Repë dhe do të evokohen kujtime nga bashkëluftëtaret e tyre Ndërkaq nesër në fshatin  Zhiti pran varrit të Ragip Ademit do të zbulohet edhe pllaka përkujtimore  për këtë dëshmor. Në këto manifestime pritet të marrin pjesë  shumë qytetar të Llapit e më gjerë si dhe familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtar të dëshmorëve dhe liridashës tjerë. ( M.K. )

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …