Sot, në orët e para ditës në minierën e Artanës, kanë humbur jetën dy punëtorë. Ata që humbën jetën janë një xehtar dhe një inxhinier të moshës 50 dhe 51 vjeçe. ngjarja ka ndodhur me rastin e shembjes së pjesës së epërme të punishtes, në të cilën ndodheshin gjatë kohës kur ishin duke kryer punën e tyre punëtorët të këtij ndërrimi, ndërsa 3 punëtorët nga punishtet e tjera i kanë shpëtuar shembjes dhe kanë pësuar lëndime te lehta trupore.
KPMM-ja pas marrjes së informatës, ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes gjendet Kryesuesi i Bordit të KPMM-së dhe tre anëtarë të tjerë të Bordit, si dhe Kryeinspektori i KPMM-së. Gjithashtu, është e pranishme edhe njësia e shpëtimit dhe e ndihmës së parë, ku i është ofruar ndihma e parë punëtorëve që kanë shpëtuar dhe të cilët kanë pasur lëndime të lehta.