Pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, me rastin e formimit të Qeverisë së re nën udhëheqjen e LDK-së, ministrat aktualë të Vetëvendosjes do të mbesin pa poste por edhe jashtë Kuvendit, meqë nuk janë deputetë. Kjo ndodh për faktin se ministrat nuk kanë mundësi të rikthimit në pozitën e deputetit, pasi që Kuvendi i Kosovës tashmë është i konstituuar. Pavarësisht se çfarë ndryshimesh mund të ndodhin në përbërjen e qeverisë së koalicionit të ri, LDK-AAK, Nisma e të tjerë, ndryshimi i qeverisë dhe përbërjes së saj nuk reflektohet në ndryshimin e përbërjes së Kuvendit. Në një situatë të tillë nuk ekziston mundësia e rikthimit të Albin Kurtit, Glauk Konjufcës, Albulena Haxhiut dhe të tjerëve në postin e deputetit pasi ata nuk kanë asnjë mundësi të rikthimit në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …