Vazhdojnë të ndajnë pensionin për fëmijët jetim malishevas, Hysni dhe Nakije Gashi

Vazhdojnë të ndajnë pensionin për fëmijët jetim malishevas, Hysni dhe Nakije Gashi e në veçanti për familjet që kanë nevoja sociale. Deri më tash ai për këto familje ka ndarë njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë euro (1950 euro), kurse shpërndarjen e ka bërë, personi përgjegjës në institucionet komunale. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka falënderuar në emër të komunës dhe familjeve që kanë pranuar ndihmën dhe do të marrin edhe kësaj here, nga Hysni dhe Nakije Gashin. Begaj falënderoi me këto fjalë, duke thënë.” Ju dje ishit ndër profesorët e parë që hapët dritaren e arsimit shqip në Komunën e Malishevës, sot po hapni dritaren e humanizmit, duke ndarë pensionin tuaj për familjet malishevase në nevojë e veçmas për jetimët edhe në këtë moshë të shtyrë, prandaj si ish nxënës i juaji, dhe Kryetar Komune, ju jam mirënjohës për veprën e madhe humane që po bëni për qytetarët e Malishevës”, përfundoi Begaj. Hysni dhe Nakije Gashi po vazhdojnë me i ndihmuar familjet e nevojshme malishevase, veçmas jetimët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …