Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se 133 vaksina të mundshme kundër Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, sipas dokumenteve të postuar në faqen e saj të internetit. Dhjetë nga vaksinat e mundshme janë miratuar për provat klinike në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë. 123 vaksinat e tjera janë në vlerësim para-klinik në të gjithë botën, përfshirë në Universitetin e Tokios, Universitetin Tulane, Universitetin e Albertës dhe Universitetin e Pittsburgh. Deri më tani në të gjithën botën janë shënuar 378,959 mijë viktima dhe janë regjistruar 6,419,394 të infektuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …