I propozuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e sotme të Kuvendit ka shpalosur disa nga qëllimet kryesore të qeverisë që ai synon ta udhëheq. Ai ka thënë se qeveria që ai synon ta udhëheq, synon ta mbrojë rendin demokratik, dhe lirinë e shprehjes pa linçime. Hoti tha se askush nuk guxon ta cënoj konsensusin e 17 shkurtit, kur edhe u shpall pavarësia e Kosovës. Ai po ashtu tha se sistemi ekonomik dhe shëndetësor i Kosovës është vënë në sfidë të vështirë nga virusi. Në këtë kuadër, siç tha Hoti qeveria e tij do të ketë dy prioritete të menjëhershme si lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike. “Krahas këtyre, do të jenë edhe forcimi i shtetit, avancimi i Demokracisë, luftimi i korrupsionit, rritja e punësimit, zhvillimi i tregut të lirë, marrjen e përgjegjësive për dialogun në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-të”, tha Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …