Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Kryeministri Kurti në “sërnishtë” e pak më tej

Veprimet e çakorduara që po merren nga Albini (Hyjit të Vetvendosjes popull), të cilin e kanë larguar nga pushteti, na kujtojnë çakordimet vepruese të Sali Berishës sa herë ai e humbiste pushtetin. Më skandalozet qenë: djegjet e Shqipërisë, Piramidat, tentim puçi i shtatorit 1998, nxitja e Leka Zogut për luftë qytetare duke i hapur shteg të rrejshëm kinse për mundësinë e monarkisë, etj. Gjitha këto, pasi Saliu e kishte humbur përfundimisht shpresen se mund ta merrte pushtetin dhe plot budallëllaqe tjera, deri edhe futjen e Fazlliqit (nipit të Sttanishiqit) në mbledhjen e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë e bëri për të performuar me shpresen pashiqiste të Ahmet Zogut!

Por, edhe pse Albini i pafat, nuk qëndroi në pushtet sa ta linte prapa vetes me të bëma Saliun e prapë. rruga që ai pasoi e nxjerr te shpirtzinjtë e klasit.

Këto ditë kryeministri Kurti, më shumë se edhe përtej Vetvendosjes, po bënë veprime të çakorduara dhe po i përdorë orët e mbetura të autoritetit për të ndërtuar mashtrimin populist. po aq e më tepër ai po e bënë këtë edhe për të kënaqur ligësinë e tij shpirtërore të tipit Saliist në shtrimin e një rruge riardhjeje populiste në pushtet.

Sot, kur akoma nuk ka pushuar mllefi popullor këndej e andej kufirit ndërshqiptar për masat e vëna enkas për Shqipërinë e shqiptarët (sikur ka bërë vetëm pushteti pushtues serb), marrja përsipër nga qeveria Kurti e kostos së polisave të sigurimit për mërgimtarët është veprimi më absurd që një qeveri mund ta merrte. Po kaq absurd dhe qëllim keq është edhe propozimi aq dilitant pa e pyetur fare Murat Jasharin dhe pa e trajtuar në asnjë nivel politik të vendit në pas djegje bishti për orët e pakta mbetur të përjashtimit të tij nga institucionet edhe fizikisht mundësinë e një qeverisjeje me bazë të gjerë. Albini nuk e do Murat Jasharin për kryeministër, sepse po ta donte e kishte rastin ta emëronte kur e bëri këtë me veten e tij. Ai, Murat Jasharin e do mjet për hilet e tija. Kështu e përdori sa herë iu desh edhe emrin e Adem Demaçit, kështu po përdorë edhe autoritetin e sa mbetur të ish ilegales dhe LPK-së që i janë mbledhur me shpresën se ndryshimi ka një mundësi! Pra nuk kemi një Albin e albinizëm të shfaqur papritur, por një mendje të zonjën për t’i përdorur teknikat e mashtrimit të ardhur nëpër kohë, pse jo edhe si ndërtim e shpërfaqje shtesë.

Çështja e polisave të sigurimit për mërgimtarët është një e padrejtë që duhet zgjidhur me partnerët ndërkombëtarë në rregulla të vëna tashmë e shumë dekada në marrdhënjet ndërkombëtare, por që Kosova nuk ia ka dalur ta bëjë ashtu sikur edhe duhet edhe me fajin e saj, sepse mund të jetë e kapur në edhe në këtë segment. Polisat sjellin të ardhura dhe kapja si kupola e krimit paranë e ka njërin nga objektivat madhorë!

 Pse qeveria u dashka të ketë kaq ndjeshmëri për mërgimtarët dhe jo për qytetarët që i jepin kuptim vet egzistencës së shtetit. Pa qytetarët rezident Kosova nuk do të gjallonte dhe nuk do të ishte shtet apo atdhe ku të vinin mërgimtarët. Pra, pse u dashka që qeveria t’ua paguaj polisat mërgimtarëve të kamur nga polisat e qytetarëve të varfër? Pse kjo ndjeshmëri ndaj mërgimtarëve dhe jo ndaj qytetarëve, të cilët e bëjnë realitet shtetin e buxhetin? Pse kjo fyerje për qytetarët e Kosovës? Pse është kaq inatçor me qytetarët e vendit Kryeministri Kurti? Apo ndoshta po e bënë këtë dallim se qytetarët nuk po e mbajnë dhunshëm në pushtet, nuk po ngriten ta mbrojnë karrigen e Hyut Albin, që atij mund t’i sillet vetja hyjni nëpër mendjen e tij tashmë të lajthitur?

 Kjo marrje përsipër e kostos së polisës së sigurimit nuk është dashur të bëhej kështu me SADAKA qeveritare sa për t’i vënë shkarpa nën rrotë qeverisë në ardhje dhe atë me dashakeqje ditën e fundit të mbetur në detyrë. Ky shpirt i lig i qeverisë Kurti qoftë për koston e Polisave të sigurimit, qoftë për ta vënë Murat Jasharin si objekt manipulimi për hilen e Vetvendosjes tregon fytyrën e vërtetë të pushtetit që na dha ajo.

Albini me këto vendime bredh ëndrrat e kutive të mbushura me vota diaspore dhe zhgënjimin qytetar që mund të prodhoi mohimi i Murat Jasharit edhe pse jashtë çdo zhvillimi real të skenës sonë politike. Kjo shpërfaqje e mjerë ligësish e absurdesh, ndoshta do të shërbei të paktën për vetëdijësimin e vet Vetvendosjes, ajo meriton një drejtim më të mirë, më njerzor se sa Albinizmin sikur u shfaq këto kohë.

Vetvendosja e kishte kohën e mjfatueshme që nga 6 tetori ta propozonte për kryeministër Murat Jasharin, por jo, ajo pushtetin e donte për Albinin dhe vetëm për të! Ajo, poashtu, që në fushatën parazgjedhore dhe në gjithë këto kohë paszgjedhore e kishte në dorë ta lansonte premtimin apo edhe ta merrte vendimin që qeveria e Kurti do merrte përsipër koston e Polisave të sigurimit për automjetet për mërgimtarët. Ajo nuk e bëri këtë as me fjalë në fushatë e as me vendim qeverisjeje deri sa nuk i erdhën orët e largimit për ta bërë këtë hile shpirtzezë, sikur veproi me reciprocitetin për përmbajtjen e të cilit na paska pas mashtruar, meqë e nxori fytyrën tash së fundi me termin Republika e Kosovës në dokumentat e përcjelljes së mallrave që importohen e eksportohen me Serbinë!

 Po të ngritej kjo çështja e polisave në fushatë, krahas do ngritej edhe një debat me të drejtë mbulimi të sigurimeve të autometeve për qytetarët rezident dhe absurdi do merrte fund. Kështu Vetvendosja do shpëtonte nga kjo përbaltje që ia bëri albinizmi i kaq degjeneruar!

Edhe sot kur po mbahet seanca e votimit të besimit për qeverinë e re mund të presim absurditete pafund vendimesh të qeverisë Kurti, psh: Albini në ndreqje me popullin e njëmijë halleve që e fyu duke ia paguar polisat e sigurimit diasporës së kamur me paratë e popullit rezident mund të merr vendim, që qeveria obligohet nga sot e për gjithmonë, çdo qytetari të republikës së Kosovës t’i paguajë nga një pagë mujore prej 1500 euro për ta barazuar qytetarin me Kryeministrin. Pra në pushtetin e tij dhe të Kosovës, sikur ai do thoshte sa herë i jepet rasti të mashtroi, nuk duhet të ketë dallime, ndaj duhet tërhequr barazimin kryeministër-popull. Dhe a dini pse nuk mund të ketë diskriminim të popullit – do të thoshte në podiume hyu Albin, sepse Albini kryeministër vjen nga populli, dhe për pasojë pasi shteti e paguan kryeministrin ai duhet ta paguaj edhe popullin. Rroftë shteti i barazisë kryeministër-popull! do brohorasin turmat poshtë podiumit qiell nëpër ëndrrat kozmike kurtiane kudo serrneishtave ku futuristet mendja e tij e lëshuar kullotave.

Ky njeri nuk është me këmbë në tokë do thoshte populli! Ndaj, absurdi edhe sot në minutat e fundit mund të prodhoi çfarëdo ÇUDIE. Fluturo, fluturo Kryeministri i popullit Kurti!

 Deri në ardhjen e re në pushtet (nëse ai do vijë ndonjëherë më) uroj t’i ketë dalur kjo kllapi. Sot Kosova ka rrugë të mira për të ecur. Edhe në Shqipërinë nënë që ti e fyeve  aq rëndë me masat sikur nuk ia vure as Serbisë. Rrugë të mbarë futurist qiellor! Kujdes ku po e braktisë ëndrrën sepse mund të jesh mbi retë dhe rënia nga aq lartë mund ta mbysë popullin poshtë teje për të cilin ti bëhesh edhe kryeministër!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …