Hamza: PDK nuk do të përkrahë propozim vendimin e Qeverisë për ndryshim dhe tejkalimin e deficitit buxhetor

Hamza: Gjendja e krijuar nga pandemia, përveç humbjes së jetës së njerëzve ka krijuar edhe dëme në ekonomi

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në seancën e sotme të Kuvendit tha se, gjendja e krijuar nga COVID-19, përveç humbjes së jetës së njerëzve ka shkaktuar edhe dëme në ekonomi “Qeveria e kaluar ka aprovuar një buxhet edhe pse ishte diskutuar dhe aprovuar pas shpalljes së pandemisë nuk ka përfshirë fonde që kishin me qenë të nevojshme për adresimin e kësaj çështje. Për më tepër e dimë se si është proceduar dhe aprovuar. PDK duke u bazuar në situatën e krijuar ka qenë subjekti i parë politik që ka proceduar në Kuvend, Projektligjet më qëllim që të adresojmë këtë çështje dhe kemi qenë të hapur të pranojmë edhe propozime te kritikat”, tha Hamza. Po ashtu tha se, kemi qenë të hapur t’i pranojmë kritikat edhe propozimet por fatkeqësisht nuk ka ekzistuar vullneti politik.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …