Organizatorët e protestës së punëtorëve të KEK-ut, të cilët kërkuan kthimin në punë të ish-drejtorit Njazi Thaçi dhe ish-zv.drejtorit Nysret Kelmendi, janë liruar. Ata, sot u shoqëruan nga policia për shkak të këtij organizimi. Sipas tyre, gjatë ndalimit të shkurtër janë intervistuar për arsyet e protestës. Thaçi e Kelmendi, javë më parë u shkarkuan nga Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut, me arsyetimin se kishin performancë të dobët dhe bënë shkelje gjatë kryerjes së detyrave të punës. Inspektorati i Punës ka nxjerr vendim për kthimin e tyre në pozitat që i kishin, pasi siç është thënë, “ata janë larguar pa prova të vërejtjeve me shkrim”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …