Maqedonia e Veriut ka kthyer shtetrrethimin për disa komuna. Kështu Shkupi, Kumanova, Tetova, Shtipi, Lipkova, Bogovinja, Brvenica, Tearca, Zhelina dhe Jegunovci do të jenë në karantinë nga ora 21:00 e ditës së sotme deri të hënën në ora 05.00. Vendimi u mor nga qeveria pas propozimit të Komisionit për sëmundje infektive. Nga e premtja deri të hënën në karantinë do të jenë edhe qytetet e tjera por me orë të caktuar policore duke filluar nga ora 16.00 deri në ora 05.00 të ditës së nesërme. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe kjo është mënyra e vetme për të vendosur në kontroll qytetet të cilat janë shndërruar në vatër të virusit korona. Një ditë më parë Maqedonia e Veriut regjistroi 101 raste të reja me Covid-19, shumica prej të cilave në Shkup. Katër pacientë humbën jetën dhe 10 janë shëruar. Janë konfirmuar 2 raste pozitive në kopshtet e fëmijëve në Shtip. Në total që prej fillimit të pandemisë janë 2.492 persona të infektuar, 1.605 të shëruar dhe 145 viktima. Numri i rasteve aktive në vend është 742. Ndërkohë janë kryer gjithësej 32 161 teste me tampone.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …