Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Pandeli Majko, ka përkujtuar 17-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake, ekonomike e strategjike të Serbisë e cila kishte vënë nën rrethim Kosovës dhe ushtronte dhunë, terror e gjenocid kundër shqiptarëve në Kosovë. Majko shprehet: “Një ditë e vështirë për t’u kujtuar si çdo fillim Lufte. Ajo ka pamjen e shqiptarëve nga Kosova të dëbuar, të heshtur, kokulur dhe pashpresë të cilëve ju refuzohej ekzistenca. Sot, përvjetori i 17-të i fillimit të Luftës së NATO-s në Kosovë. Perëndimi i doli në krah shqiptarëve duke përcaktuar historinë e tyre të re. Amerikanët, britanikët dhe të tjerët u rreshtuan në krah të shqiptarëve të masakruar. Një ditë për të kthyer kokën prapa dhe për të kuptuar kush ishin miqtë e ditëve të vështira. Ditë e shënuar me dhimbje kur koha filloi të ndryshonte kahe dhe të punonte për shqiptarët. Mirë mëngjes Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Ferizaj… Sot, 17 vjet më parë ishte një ditë me bomba. Po flitej shqip… Ju përshëndes nga Tirana”, ka shkruar mes tjerash kryeministri i Shqipërisë gjatë kohës së luftës në Kosovë, Pandeli Majko, deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …