Ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi mori sot detyrën e re në krye të këtij dikasteri. Ai u prit nga Ushtruesi i Detyrës së sekretarit të MTI-së, Irfan Lipovica dhe stafi i ministrisë. Ministri Krasniqi theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e ministrisë për t’i vazhduar projektet që ndihmojnë ekonominë e vendit. Ai tha se Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e presin shumë sfida në rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia e Covid-19, që sipas tij, me bashkëpunim dhe punë do të arrihen. Ministri Krasniqi tha se do të fokusohet shumë në ndihmën ndaj prodhuesve vendor, duke punuar në fuqizimin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …