leoni

Drejtoria për Arsim në Komunën e Deçan, organizoi diskutim publik lidhur më ,,Planin Zhvillimor Komunal 2020-2027 ’’

Në sallën e asamblesë Komunale në Deçan, është mbajt diskutim publik për ,,Planin Zhvillimor Komunal 2020-2027 ’’ organizuar nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Deçan, ku është diskutuar në theks të veçantë për sektorin e Arsimit. Të pranishëm në këtë diskutim publik ishin i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj me bashkëpunëtorë të këtij dikasteri, asamblistë, drejtorë të shkollave të Komunës së Deçanit, njohës të fushës së arsimit, si dhe zyrtarë nga kompania e kontraktuar për hartimin e këtij plani Urbis Grup. Duke i falënderuar për pjesëmarrjen në këtë takim ani pse ende në kohë Pandemia Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, tha se bashkë me të gjithë kolegët do të mundohemi që të japim kontributin tonë në fushën e arsimit sa i përket ,,Planit Zhvillimor Komunal 2020-2027’’, Ndërsa i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se në fund të vitit 2019 është miratuar Plani i Arsimit 2019-2020, plani i cili është votuar unanimisht dhe është shembull i punës me përkushtim të njohësve të kësaj fushe, po du me besu se edhe Plani Zhvillimor Komunal 2020-2027, do të jetë plan shembull në nivel vendi, e kjo bëhet duke qenë më bashkëpunues në fusha dhe sektor që na takojnë, gjithmonë në koordinim të plotë me kompaninë e cila po kryen punën e saj tha Ramosaj. Gjatë këtij diskutimi janë dhënë edhe vërejtjet dhe rekomandimet nga pjesëmarrësit e këtij diskutim publik. Vërejtjet dhe sugjerimet të cilat janë me vend do të inkorporohen në këtë plani i cili pritet të jetësohet më së largu deri në muajin Korrik 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …