Qeveria e Kosovës me në krye Avdullah Hotin, në mbledhjen e parë të rregullt. Kryeministri Avdullah Hoti duke folur për prioritetet e qeverisjes së tij tha se pandemia, dhe rimëkëmbja ekonomike pas saj qëndrojnë të parat në listë. “Prioritet i dytë është rimëkëmbja ekonomike, ku kemi masat afatshkurta për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, dhe më pastaj edhe masat afatgjata. Ndër këto masa janë edhe zvogëlimi i barrës tatimore, për të mundësuar që bizneset ta përballojnë këtë situatë. Janë edhe disa masa për t’i ndihmuar buxhetit të familjeve në Trustin Pensional. Do të merremi edhe me rishikimin e buxhetit për të krijuar fondin për rimëkëmbjen ekonomike, për të futur fondin prej 1.2 miliardë euro. Janë të parapara në detaje edhe burimi i fondeve prej 1.2 miliardë euro. Për gjithë mandatin qeverisës kemi reformat institucionale, duke filluar nga ligji i ri për qeverinë, si dhe ligji i ri për ndërmarrjet”, tha Hoti. Ai po ashtu tha se qeveria e tij do të jetë e pakompromis në luftën kundër korrupsioni. Kryeministri shtoi se qeveria e tij do të angazhohet edhe në përmirësimin e procesit zgjedhor në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …