Shtetasit e Kosovës që duan të udhëtojnë jashtë vendit dhe u duhet testi nëse janë të sëmurë me sëmundjen COVID-19, nuk mund ta bëjnë një test të tillë në vendin e tyre. Kjo u krijon atyre shumë probleme sepse shumë shtete e kërkojnë një test të tillë. Ndërkohë, autoritetet e vendit i kërkojnë çdo qytetari që hyn në vend, testin që dëshmon se nuk është i prekur nga COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi), jo më të vjetër se katër ditë. Nëse ata nuk kanë një test të tillë, atëherë duhet të vetizolohet për shtatë ditë. Sipas infektologut Valbon Krasniqi, Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës përpos trajtimit të pacientëve me COVID-19, po ballafaqohet me fluks të qytetarëve që po e kërkojnë të bëjnë një test të tillë. Sipas tij, kjo Klinikë i adreson të gjitha kërkesat e qytetarëve, mirëpo një vendim të tillë e merr Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …