Sabri Hamit Loku (20.5.1971 – 24.3.1999)

Sabri Hamit Loku (20.5.1971 – 24.3.1999)

Dëshmori Sabri Loku u lind më 20 maj të vitit 1971 në fshatin Lumbardhë të komunës së Kaçanikut. Sabriu rrjedh nga një familje ekonomikisht të varfër, por kombëtare bujare dhe atdhedashëse. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, dërsa të mesmen e ndërpreu për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Atë e rëndoi edhe vdekja e babait, kur ai mbeti kujdestar i familjes.
Sabriu mori pjesë në shumë prej protestave që u organizuan në kundërshtm të politikës shtypëse të pushtuesi serb gjatë viteve 90 të shekullit 20.
Pas shpërthimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë dhe formimit të njësiteve të para edhe në Kaçanik, Sabriu vendosi kontaktet e para me këto njësite, në dhjetor të vitit 1998, përmes Milaim Lokut. U radhit në radhët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” në pikën ushtarake të Lumbardhit, më 20 shkurt të vitit 1999. Bashkëluftëtarët e ngushtë të Sabriut ishin Mahi Loku, Ismajl Kuqi, Sali Vlashi, Nexhadi Kuqi, Sabit Loku, Izijah Loku, Cenë Loku, Adnan Loku, Emërllah Kuqi dhe Milaim Loku. Pas humbjeve që forcat serbe pësuan në betejën e 26 shkurtit të vitit 1999 në Puset e Nikës, në betejën e 28 Shkurtit në Gajre, e në betejën e 9 Marsit në Lumbardhë, ato ndërmorën një ofanzivë të përgjakshme në Lumbardhit dhe popullsisë së këtij fshati e të fshatrave të tjera të strehuara këtu. Mirëpo pjesëtarët e UÇK-së, në mesin e të cilëve ishte edhe Sabriu ndërmorën të gjitha masat për të mbrojtur popullsinë civile nga barbarizmi serb.
Ushtria serbe, jo rastësisht kishte zgjedhur fshatrat malore të kësaj treve ku ishin strehuar mijëra banorë të cilët i kishin lëshuar shtëpitë e tyre. Ajo mendonte se do të arrinta ta shkatërronte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke shkatërruar htëpitë e familjeve që e ndihmonin atë.
Më 24 Mars të vitit 1999, u zhvillua një betejë e ashpër që kishte përfshirë një territor të gjerë të fshatrave Gajre, Lumbardh, Ivajë, Shtrazë dhe Puset e Nikës. Njësitet e Brigadës 162 “Agim Bajrami” sulmuan pozicionet e pushtuesit në tërë zonën e zjarrit, duke penguar syimet e tij për t’iu afruar pozicioneve të UÇK-së dhe për të depërtuar në to. Në mëngjesin e hershëm të kësaj date, me të hyrë të trupave serbe në fshatin Lumbardh ata grumbulluan gratë dhe fëmijët dhe i urdhëruan të shkojnë në drejtim të qendrës së fshatit dhe i mbajtën për një kohë të gjatë, kurse burrat i detyruan të shkojnë më larg në pyll. Në këtë masakër morën pjesë militarët, paramilitarët dhe forcat policore. Burrat i arrestuan dhe i dërguan në Stacionin e Policisë në Ferizaj ku i mbajtën 48 orë, duke i maltretuar mizorisht. Në këtë masakër u dalluan për barbarizëm edhe inspektorët e policisë serbe, kolaboracionistët Avdi Musa – Bajgora dhe polici tjetër Azem Dremjaku.
Në luftimet e kësaj ditë ra heroikisht Sabri Loku me bashkëluftëtarët e tij Mahi Loku, Ismajl Kuqi, Sali Vlashi, Nexhadi Kuqi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Izijah Loku, Cenë Loku, Adnan Loku dhe Xhemal Kuqi. Gjatë këtyre luftimeve ushtria serbe kishte masakruar banorët Minah Kuqi, Sherif Kuqi, Danush Kuqi, Ismajl Loku, Agim Loku, Garip Loku, Beran Loku, Naser R. Loku, Ibush Loku, Naser Loku dhe Ismet Loku.
Sabriu gjatë luftës tregoi guxim e qëndresë, duke u bërë shembull për bashkëluftëtarët.
Pas luftës trupi i dëshmorit Sabri Loku u rivarros në varrezat e dëshmorëve në Kaçanik.
Sabriu ka lënë, nënën Hanifen, vëllaun Muhametin dhe motrat Irfeten e Adifeten. Në nderim dhe përkujtim të tij e të bashkëluftëtarëve është zbuluar pllaka përkujtimore në vendin e rënies në fshatin Lumbardh. Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e dëshmorit, Sabri Lokut, familjes së tij i kanë dhënë mirënjohje Ministria e Mbrojtjes së QPK-së, Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Kuvendi Komunal i Kaçanikut dhe Komanda e Zonës së 6-të e TMK-së. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …