leoni

Thaçi: Këto ditë i kujtojmë ditët lavdishme të luftës së UÇK-së dhe zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-të

Thaçi: Këto ditë i kujtojmë ditët lavdishme të luftës së UÇK-së dhe zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-të

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka përkujtuar burrat dhe gratë e kombeve të lira të prira nga SHBA-ja dhe zbarkimin e aleatëve në brigjet e Normandisë. “6 qershori i vitit 1944, si datë themeltare për çlirimin e Evropës nga nazifashizmi, është dëshmi historike se vlera sublime e sakrificës për liri tejkalon çdo regjim dhe ideologji sunduese mbi të. Është dëshmi historike e rolit dhe përkushtimit amerikan për rrezatimin e lirisë dhe demokracisë përballë çdo autokracie e diktature, përkushtim që e kemi parë edhe ne në Kosovë më 24 mars 1999.”, shkruan Thaçi. Më tutje, ai thotë se në këtë muaj, kujtojmë edhe sakrificën dhe ditët e lavdishme të luftës së UÇK-së dhe zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-të. “Së bashku me SHBA-në kemi përfunduar projektet kapitale historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do t’i përmbyllim edhe proceset tjera të rëndësishme që janë para nesh.”, shkruan ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …