Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, në konferencën e ftuar për media, ka cekur situatën e krijuar dhe lëshimet e Pakos emergjente të Qeverisë së shkuar, njëherësh ka dhënë edhe dhjetë propozimet që duhet t’i përmbaj Pakoja për Rimëkëmbjen ekonomike e Qeverisë aktuale. Si rezultat i keq-menaxhimit, shteti i Kosovës duhet të jetë i gatshëm që t’i ndajë mbi 1.5 miliard Euro për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, ka cekur ai në deklaratën e tij. Totaj, ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës, “ Pakoja për rimëkëmbjen e ekonomisë e Qeverisë Hoti, të mos mbetet vetëm në letër, e me efekt negativ siç ka ndodhur me Pakon emergjente të propozuar nga Qeveria Kurti”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …