Kryeministri Hoti: Janë krijuar kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike

Hoti: Vendimi për heqjen e masave të reciprocitetit është marrë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se vendimi për heqjen e masave të reciprocitetit është marrë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. Ai ka thekuar më tutje se shfuqizimi i masave të reciprocitetit është bërë për një kohë të arsyeshme, që t’i jepet shans dialogut, por theksoi se nuk mund të japë një datë të saktë se për sa kohë ky vendim do të mbetet në fuqi. “Gjatë takimit që kam pasur me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet, kam marrë zotimin se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë që Serbia po ashtu të heqë pengesat për dialog, siç është fushata për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar kryeministri, Avdullah Hoti. Ai shtoi më tutje se është i gatshëm që menjëherë sapo Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve, të rinisë dialogun me ta, dhe potencoi se procesin e dialogut do ta udhëheqë ai dhe jo presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …