Analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Server ka thënë se Uashingtoni do të bëj presion të madhe për një marrëveshje deri në shtator, në mënyrë që presidenti Trump të udhëheqë para zgjedhjeve në SHBA dhe ta realizojë ceremoninë në “Kopshtin e trëndafilave”, të cilën ua ka premtuar presidentëve Thaçi dhe Vuçiq. “Nëse Qeveria dëshiron ndonjë rol në dialog, ajo duhet të veprojë paraprakisht. Për shembull, mund të propozojë një rezolutë në Kuvend përmes së cilës kundërshtohet çfarëdo dhënie e territorit përveç korrigjimeve të vogla kufitare të kërkuara gjatë demarkacionit. Ai gjithashtu mund të deklarojë kërkesën për reciprocitet – çfarëdo që të marrë Serbia, Kosova duhet ta ketë në vlerë të barabartë, ka theksuar analisti amerikan, Daniel Server. Ai ka theksuar më tutje se vetëm uniteti i shpëton shqiptarët dhe ka shtuar se vetëm uniteti i shpëton edhe serbët.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …