Bashkimi Evropian do të përfaqësohet në Kosovë nga diplomati nga Çekia, Tomas Szunyog, i cili do të jetë pasardhës i Nataliya Apostolovës, si përfaqësues i posaçëm i BE-së në Prishtinë, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel. Szunyog është zëvendës i shefit të Përfaqësisë Çeke në BE dhe ambasador i këtij shteti në Komitetin për politikë dhe siguri në bllokun evropian. Ai në këtë post ka qenë që nga viti 2017, ndërsa pas ardhjes në Bruksel, ai ka qenë drejtor i departamentit për politikë dhe siguri të Ministrisë së Jashtme çeke. Shefi i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Prishtinë ka punuar edhe më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i Çekisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Slloveni. Szunyog ka drejtuar edhe departamentin për Evropën Juglindore të Ministrisë së Jashtme çeke.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …