Me rastin e 17 vjetorit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve të caktuara të Ushtrisë së Serbisë që po vrisnin, masakronin dhe dëbonim shqiptarët nga Kosova, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka falënderuar të gjithë ata që angazhuan në luftën për çlirimin e Kosovës. Ai ka shkruar se 24 marsi i vitit 1999 është njëri nga ato momentet kur kauza e një populli për të qenë i lirë bëhet kauzë e gjithë njerëzimit. Nderim të përhershëm të gjitha grave e burrave të Aleancës Veri-atlantike dhe qeverive demokratike gjithandej botës që përkrahën çlirimin e Kosovës, ka shkruar në adresën e tij elektronike, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …