Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Diaspora të jetë zëri i arsyes politike

Diaspora e Kosovës dhe Shqipërisë mbase së bashku mund ta zhvillojnë diplomacinë ekonomike. Duke qenë si dy shtete që përbëjnë një nyje rajonale dhe jo larg shteteve të qendrës së Evropës dhe Azisë, e bëjnë më të lehtë fuqizimin e diplomacisë ekonomike dhe thënë më thjeshtë tërheqjen e investitorëve nga jashtë.

Zëri i diasporës të jetë zëri i arsyes politike për sfidën me të cilën pritet të ballafaqohet vendi në këto ditë. Kontributi i diasporës është i njohur, i sprovuar në të gjitha etapat kohore në të cilat ka kaluar vendi, madje edhe në kohën e pandemisë. Dëshiroj që ky zë dhe kontribut të jetë prezent edhe karshi aktualitetit politik të Kosovës. Nuk do të dëshiroja që ky zë apo porosi nga ju t’i shërbejë maksimës të cilitdo grup politik për të mos respektuar rregullat të cilat i përcakton loja e demokracisë. Arsyeja është e thjeshtë dhe e qartë për arsye se ju jetoni në vendet ku demokracia është e konsoliduar, derisa tek ne është ende e brishtë. Dhuna, trazirat dhe, në rastin më të keq, thirrja për anarki, nuk i ndihmojnë vendit tonë. Ato, më së shumti iu shërbejnë atyre me të cilët ne ende kemi çështje të pazgjidhura dhe miqve të tyre, për ta mbajtur të trazuar rajonin tonë. Dëshiroj që zëri juaj dhe arsyeja politike të arrijë tek familjet, farefisi dhe shoqëria juaj. Falënderimi i munguar

Në secilën pikë të transfereve të parave WESTERN UNION, vëren qytetarë që presin në radhë për paratë e dërguara nga të afërmit në diasporë. Qytetarët në diasporë, në këtë kohë pandemie, kanë brengë kujdesin sa për familjet e tyre atje, po aq edhe për pjesën e familjes së tyre në Kosovë. Pa ndihmën e diasporës familjet në Kosovë do ta kishin shumë më të vështirë përballjen me pandeminë.Vështërsi do të kishte edhe shteti e shoqëria.

Si qytetar i këtij vendi kërkoj nga qeveria në detyrë, që në koordinim me stafin diplomatik të Kosovës, të jetë sa më afër të gjithë qytetarëve tanë atje, për të qenë në shërbim të tyre, karshi secilës kërkesë a brenge.

Oferta për zhvillim të diplomacisë ekonomike në vend të belbëzimeve folklorike

Diaspora e Kosovës dhe Shqipërisë mbase së bashku mund ta zhvillojnë diplomacinë ekonomike. Duke qenë si dy shtete që përbëjnë një nyje rajonale dhe jo larg shteteve të qendrës së Evropës dhe Azisë, e bëjnë më të lehtë fuqizimin e diplomacisë ekonomike dhe thënë më thjeshtë tërheqjen e investitorëve nga jashtë. Për të arritur që në vendet tona t’i kemi kompanitë e mëdha evropiane apo degët e tyre dhe prodhimet, padyshim që na nevojitet një diplomaci efektive ekonomike dhe e cila nuk mund të ndërtohet pa specialistë dhe njerëz të pajisur mirë, përfaqësues të aftë, të edukuar dhe patriot të shteteve nga vijnë.

Rrjeti i misioneve diplomatike duhet të fuqizohet me diplomatë që angazhim primar kanë diplomacinë ekonomike, të cilët janë në gjendje për të bërë prezantim të dinjitet të mundësive të vendeve tona. Kam bindjen që qeveritë e dy vendeve duhet të bëjnë shumë më tepër në këtë fushë për të mos ta humbur kohën dhe hapin. Duhet ecur në zhvillimin e diplomacisë ekonomike dypalëshe dhe bërë avokatinë për të sensibilizuar investimet, po aq sa edhe krijimit të imazhit pozitiv të rajonit. Vizioni për zhvillim të diplomacisë ekonomike, padyshim që ngërthen në vete orientimin që i shërben vendit për zhvillim ekonomik, e me këtë edhe rritjes së stabilitetit dhe qëndrueshmërisë. Diplomati që i shërben këtij vizioni padyshim që duhet të ketë aftësi për të bindur kompanitë e mëdha për të ardhur e investuar me degët e tyre këtu.

Qeveritë e vendeve tona, bashkë me diplomatët duhet t’i shërbejnë kësaj kauze dhe shfrytëzuar të gjitha mundësitë e potencialet që në vend të te bërit të politikës tradicionale ballkanase, t’i vizitojnë kompanitë, për shembull në Zvicër si Glencore, Nestle, pastaj ato të Austrisë si Wienerberger, Red Bull GmbH, pastaj ato në Gjermani si SAP, Volksëagen, BMW. Në Britani të Madhe, kompanitë si: Unilever, British American Tobacco, Associated British Food etj.

Në Francë, kompanitë si: L’Oreal, Renault, e shumë kompani tjera të suksesshme në Europë, Turqi e tjerë, e të cilat mbase mund të binden drejtuesit e tyre për të hapur linjat prodhuese të tyre në vendet tona. Mendoj që sot në pozitat ku jemi, politikat tona duhet të zhvillohen në këtë drejtim, duke u larguar nga folklori e populizmi dhe krijuar kushte maksimale dhe politike ekonomike shumë të favorshme që kjo edhe të ndodhë.

Ambasadat tona duhet t’i shërbejnë me fanatizëm këtij vizioni. Qeveritë vetëm me politika të tilla zhvillojnë vendin, dyfishojn ritën ekonomike dhe hapin perspektivën për rininë , dyfishojn buxhetin dhe zgjerojn mundësit individuale dhe grupore. Ndryshe, vazhdojm me mënyrën ballkanase të të bërit politikë. Sot për nesër!

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …