leoni

Gara: Rreth 700 mijë udhëtarëve iu pamundësuan fluturimet, presim dritën e gjelbërt për fluturimet në ardhje

Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lejohen fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërkohë që janë mbi 700 mijë udhëtarë që nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë me koronavirus. Zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara, tha se beson që shumë shpejt do të lejohen fluturimet nga ana e qeverisë.

“Me lejimin e fluturimeve në arritje do të jemi plotësisht operativ, besoj që shumë shpejt do të hapet aeroporti”, tha Gara në një konferencë për media të mbajtur të martën në Terminalin e Ri të ANP “Adem Jashari”.

“Siç e dini prioritet i yni është siguria prandaj edhe në bazë të rekomandimeve të Agjencisë së Aviacionit kemi përgatitur udhëzimet sa i përket procesimit të udhëtarëve dhe fluturimeve. Deri më tani kemi pasur një ndikim në numër të udhëtarëve ku rreth 700 mijë udhëtarëve iu është pamundësuar që të procedojnë apo kryejnë fluturimet e tyre gjë që ka ndikuar po ashtu në numrin e fluturimeve, jo vetëm të udhëtarëve. Siç e dini nga virusi COVID-19 të gjitha industritë kanë pësuar apo kanë pasur ndikime negative në operimet e tyre”, ka deklaruar Gara.

Ajo ka folur edhe për mënyrën e operimit gjatë kohës së pandemisë. “Ne si Aeroport kemi qenë gjithmonë të hapur edhe gjatë pandemisë, por për shkak të vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, mjaftë pak apo thuajse shumë pak patëm realizime të fluturimeve. Kemi Kompanitë si “Eurowings”, “Swissinternacional”,  dhe kompani të tjera që kanë shprehur interesim që të fillojnë me operime nga muaji korrik, në rast se do të kemi një vendim të shpejtë për hapjen e fluturimeve edhe në arritjen e udhëtarëve atëherë edhe do të nisin fluturimet.

Ajo ka folur edhe për masat që ka ndërmarrë aeroporti kundër përhapjes së COVID-19.

“Do të matet temperatura për të gjithë udhëtarët. Do të mbahet distanca sociale, ku ne kemi vendosur shenjat. Udhëtarët nuk do të lejohen pa maska në terminal. Bagazhet e tyre do të dezinfektohen. Jemi në pritje të një drite të gjelbër për fillimin e operimit”, tha Gara. Në këtë konferencë për media po ashtu u bë e ditur se gjatë periudhës me pandemi nuk ka pasur largim të punëtorëve nga puna dhe se të njëjtit dje kanë marrë pagat e plota.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …