Ka filluar mësimi plotësues për përgatitje për testin e arritshmerisë në shkollën fillore të mesme të ulët “Edmond Hoxha” në Junik. Personeli arsimor dhe drejtoria e Arsimit kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që mësimi plotësues të zhvillohet sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Nxënësit janë të obliguar:
-
Të mbajnë maskë, duke mbuluar gojën, hundën dhe mjekrën.
-
Të mbajnë distancë të paktën 2.0 metra me të gjithë personat e tjerë.
-
Gjatë teshtitjes ose kollitjes të mbajnë të mbuluar gojën dhe hundën me këndin e bërrylit.
-
Të kenë me vete faculeta xhepi, të cilat mund t’ju duhen në rast të teshtitjes, kollitjes, dezinfektimit apo pastrimit të duarve.
-
Të dezinfektojnë duart me rastin e hyrjes në klasë dhe daljes nga klasa ( me dezinfektues të vendosur në klasë).
-
Të zbatojnë të gjitha rregullat dhe rekomandimet e tjera që iu sugjerojnë arsimtarët
-
Të zbatojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së që kanë të bëjnë me mbrojtje nga Covid 19.