Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka kujtuar 21 vjetorin e kapitullimit të Serbisë në luftën e Kosovës. Sipas tij data 9 qershor do të duhej të shënohej si Dita e Çlirimit por një gjë e tillë nuk është vendosur ende ligjërisht. “Sot është 9 qershori data e kapitullimit të Jugosllavisë ndaj Kosovës dhe NATO-s e cila kishte goditur pa ndal 74 ditë me granatime forcat serbo-sllave. Ky nënshkrim u bë në Kumanovë në Hotel Europa- pronë e një shqiptari. Në anën e fituesit nënshkroi komandanti anglez i hyrjes së KFOR it në Kosovë Majkel Xhekson, ndërsa nga pala humbëse Gjeneral shtabit të armatës së i Millosheviqit, Dragolub OJDANIQ. Kjo datë duhet të merret ditë çlirimi e Kosovës. Për habi Kosova s’ka të saktësuar me Ligj akoma ditën e çlirimit. As me 9 as me 12 e as me 19 qershor 1999. Respekt çlirimtarëve e falënderim aleatëve, ka shkruar me këtë rast, zëvendës-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha.
