Përkeqësimi i situatës me virusin korona në Shqipëri po ndodh për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, mbajtjen e maskave dhe në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës. Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid-19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithsecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam. Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona. Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëherë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …