leoni

SHUMË SHPEJT RIKTHEHEN FLUTURIMET NË ANP “ADEM JASHARI”

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, mori pjesë në takimin koordinues të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale për fillimin e fluturime për dhe nga ANP “Adem Jashari”. Ministri Abrashi kërkoi nga të gjitha institucionet relevante që sa më shpejt të përmbushen të gjitha kushtet, të bazuara në udhëzimet që dalin nga Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit Civil (EASA), Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) dhe Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mënyrë që hapja e kufijve ajror të mundësohet brenda 10 ditësh. Ky takim është organizuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …