Kryetari Thaçi: Ai që nuk respekton Kushtetutën, ligjin dhe shtetin nuk mund të jetë pjesë e institucioneve

Kryetari Thaçi: Ai që nuk respekton Kushtetutën, ligjin dhe shtetin nuk mund të jetë pjesë e institucioneve

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot  para mediave. Ai është pyetur nga gazetarët për veprimin e zv/kryeministrit nga Lista Serbe, Goran Rakiq, i cili largoi nga zyra simbolet e shtetit të Kosovës, dhe për formën se si duhet vepruar në këtë rast kreu i qeverisë, Avdullah Hoti. “Unë ku jam aty në çdo institucion, ku do që paraqitem gjithmonë janë simbolet e shtetit të Kosovës. Edhe në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit, përfaqëuesit e gjitha komuniteteve të Kosovës kanë respektuar institucionet, Kushtetutën, ligjet dhe simbolet, përndryshe nuk ka qëndruar as një minutë në zyrën e vet. Tash pyetne zotin Hoti”, tha ai. Ky i fundit shtoi po ashtu se ai që nuk respekton Kushtetutën, ligjin dhe shtetin nuk mund të jetë pjesë e institucioneve. “Ai që nuk respekton Kushtetutën, ligjin dhe shtetin nuk mund të jetë pjesë e institucioneve”, tha më tutje kryetari.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …