Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kanë përgatitur një broshurë informuese lidhur me të drejtat e qytetarëve që burojnë nga Ligji Nr. 06/L-081, për Qasje në Dokumente Publike.
Gjithashtu, komuna e Rahovecit ka të caktuar me vendim të kryetarit të komunës, Smajl Latifi, zyrtarin për shqyrtimin fillestar të kërkesave për Qasje në Dokumente Publike, të dhënat mund ti gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/rahovec-4/qasja-ne-dokumente-zyrtare/, në këtë vegëz mund ti gjeni raportet për Qasje në Dokumente Publike ndër vite.