Suma: Urime Kosovë Dita e Çlirimit

Me rastin e 11 Qershorit Ditës së Çlirimit të Hanit të Elezit, dhe 12 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma uron të gjithë banorët e komunës dhe të gjithë shqiptarët ku do që janë, shënimin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Edhe pse në këto rrethana të rënduara nga pandemia e Korona Virusit e cila ka mbërthyer tërë botën, nuk mundë të zbehet madhështia e shënimit të Ditës së Çlirimit. Kur shënojmë këtë ditë, duhet te kujtojmë luftën dhe sakrificën e të gjithë qytetarëve tanë që në forma të ndryshme dhanë kontribut për të ardhur deri këtu, të kujtojmë simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve tanë, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari të kujtojmë me plotë mirënjohje edhe trupat e NATO-s, në krye me SHBA-të, të cilët në momentet më vendimtare u vunë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në vendin tonë, të kujtojmë ndihmën e vëllezërve tanë nga Maqedonia, Shqipëria e Diaspora, që me një kontribut të përbashkët erdhëm deri te largimi i pushtuesit serb nga Kosova. Hani i Elezit edhe pse një komunë e vogël në numër, për lirinë e trojeve shqiptare dha 13 Dëshmorë, dhjetra civil të vrarë, dhjetëra të tjerë të plagosur dhe një brigadë me mbi 500 ushtarë që luftuan në të gjitha frontet e luftës, në të gjitha trojet shqiptare.

Urime Dita e Çlirimit!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …