Avdullah Hoti thotë se kanë punuar aq shumë sa që një qeveri për një mandat të plotë nuk do të mund të punonte

Hoti: Votat e Vjosa Osmanit për të cilat ishte shumë e zëshme janë të zakonshme për çdo bartës liste

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se në këtë koalicion qeverisës përfaqëson LDK-në njëlloj si në koalicionin e kaluar me Vetëvendosjen ku ishte zëvendëskryeministër, që më pas u shkarkua nga ish-kryeministri Albin Kurti. Hoti thotë se mbi 176 mijë votat që Vjosa Osmani kishte marrë në zgjedhjet e kaluara, për të cilat ishte shumë e zëshme, janë një dukuri e zakonshme për bartësin e listës. Madje, ai ka thënë se njëlloj si Vjosa Osmani kishte marrë edhe ai vota kur ishte bartës i listës si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …