UCK

Komunikata zyrtare që njoftoi për çlirimin e Prishtinës më 11 qershor të vitit 1999 nga zëdhënësi për informim, Muharrem Mahmutaj

Ju flet Prishtina e lirë

11 qershor15:56

Komanda Ushtarake e Zonës Operative të Llapit dhe Njësitë e saj Gardiste, të cilat së bashku me guerilen BIA, qe tash e një kohë të gjatë veprojnë në kryeqytet, që nga mëngjesi i sotëm edhe zyrtarisht kanë adresë në Prishtinë.

Nën intonimin e himnit kombëtar, gardistët kanë ngritur herët në mëngjes flamurin, i cili po valon lirshëm nga ballkoni i objektit ku është vendosur Komanda e Zonës Operative të Llapit.

I pari mysafir që ka vizituar komandën dhe i ka uruar mirëseardhje UÇK-së në kryeqytet është krenaria kombëtare Adem Demaçi, njeriu i flijimeve të mëdha, i cili as në ditët tragjike për asnjë çast nuk e lëshoi Prishtinën.

Baca Adem ka mbërritur në Komandë rreth orës 8 të mëngjesit i pritur me nderimet me të larta ushtarake nga komandanti i zonës, Rrustem Mustafa dhe Garda Kombëtare e Zonës Operative të Llapit.

Në bisedën e ngrohtë që zhvilloi me pas me Komandant Remin dhe ushtarakët tjerë Baca Adem rikonfirmoj edhe një herë rolin historik të UÇK-së dhe luftës së saj dhe shprehu bindjen se këtë djem trima do të dinë t’i japin vulën edhe proceseve në vazhdim.

Komandat Remi e ka falënderuar Bacën Adem për vizitën dhe duke vlerësuar lartë aktin e tij për të qëndruar i palëkundur në Prishtinë ka theksuar se emri i tij ishte dhe mbetet forca morale e UÇK-së.

Rreth orës 14:00 në Komandë e Zonës Operative të Llapit , e cila tashmë ka adresë në Prishtinë, kanë ardhur përfaqësuesit e Komandës së NATO-s për Prishtinën, në kuadër të misionit të KFOR-it.

Gjatë takimit me Komandant Remin përfaqësuesit e NATO-s kanë theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe të dyja palët janë pajtuar që duhet të punohet që sa më shpejt të krijohen kushtet për kthimin e sigurt të të zhvendosurve. Ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë, në të cilin UCK-ja do të ketë rol të rëndësishëm.

Përfaqësues ushtarakë të NATO-s kanë zbritur sot edhe në Brigadën 151 “Zahir Pajaziti” dhe me drejtuesit e kësaj komande kanë biseduar për modalitetet e bashkëpunimit.

Me rastin e çlirimit të Prishtinës, komanda e Zonës Operative të Llapit dhe komandant Remi ju dërgojnë përshëndetje nga kryeqyteti i çliruar duke i siguruar të gjithë të zhvendosurit nga lufta se shumë shpejt do të kthehen në Kosovën dhe në Prishtinën e lirë që bashkërisht të fillojmë ndërtimin e një jetë të re.

Komunikata zyrtare që njofton për çlirimin e Prishtinës:

Zyrtari për informim i ZOLl-it, Muharrem Mahmutaj

Prishtinë, 11 qershor 1999

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …