Serwer - Grenell: Nuk ka mundësi që prokurori të mos kishte ‘lejen tënde’ për shkak se ai është i caktuar nga Trump

Server: Evropianët kanë dy negociatorë nga shtetet që nuk e njohin Kosovën, ndërsa Amerika është unike

Analisti amerikan  dhe njohësi çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka përgëzuar kryeministrin Avdullah Hoti për parimet që integriteti territorial i Kosovës të jetë  i panegociueshëm. Serwer ka lavdëruar edhe qëndrimin se dialogun duhet ta udhëheqë kryeministri, ndërsa ka theksuar se ende është pikëpyetje nëse Thaçi do të tërhiqet nga angazhimi i kahershëm me presidentin Aleksandar Vuçiq në dialog. Nga ana e Serbisë nuk mund të ofrohet shpresë për arritjen e një marrëveshjeje duke iu referuar qëndrimit të presidentit serb se “nëse vetëm kërkohet – që Serbia ta njohë Kosovën, t’i japë fund kësaj çështjeje, sigurisht se s’do të ndodhë”. Ai mendon se  pengesa më e madhe për marrëveshje mund të jenë raportet mes Amerikës dhe BE-së. Ata janë në mes të një lufte se kush duhet të udhëheqë dialogun. Zgjidhja e duhur është që ata të bashkëpunojnë, por negociatori amerikan është kritik i BE-së në përgjithësi dhe Gjermanisë në veçanti, përderisa evropianët kanë dy negociatorë nga shtetet që nuk e njohin Kosovën. Marrëveshja mund të përfshijë edhe aktin për mos të dënuar krimet e luftës. Server mendon se ka gjasa që  Beogradi dhe Prishtina të jenë pajtuar, lidhur me këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …