Pyjet e Komunës së Hanit të Elezit vlerësohen si kapital zhvillimorë

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Menderes Ibra, Drejtor i Përgjithshëm i Pyjeve të Kosovës, Xhevat Lushi, Drejtor ekzekutiv i CNVP-së(Menaxhimi i Pyjeve dhe burimeve natyrore) Bekim Topalli Drejtor i Zyrës Regjionale të APK-së me bashkëpunëtorët e tyre si dhe Hysen Shabanaj, Menaxher i Përgjithshëm i Laboratorit për Aktivitete të Biznesit (LAB) në Han të Elezit. Në takim kryetari Suma me mysafirët bashkëbiseduan lidhur me zhvillimet aktuale në institucionet përkatëse, ndërsa theks i veçantë iu kushtua sektorit të pyjeve në komunën e Hanit të Elezit. U vlerësua se janë mbi 4000 Hektarë pyje në komunën e Hanit të Elezit të cilat paraqesin kapital të rëndësishëm strategjik dhe zhvillimorë. Përfaqësuesit nga organizata “CNVP” në Kosovë e cila merret me menaxhimin e pyjeve të qëndrueshme dhe energjinë e ripërtërishme bazuar në biomasë prezantoi mundësit e bashkëpunimit dhe partneriteteve për shfrytëzimin e resurseve pyjore për rritjen e prodhimit të biomasës dhe përdorimin e saj për të furnizuar shkollat dhe institucionet publike me sisteme inovative të ngrohjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …