Kuvendi Rinor i Prishtinës ka implementuar projektin “I riu si shofer”

Kuvendi Rinor i Prishtinës ka implementuar projektin “I riu si shofer”, i cili është përkrahur nga Komuna e Prishtinës. Duke parë numrin e lartë të aksidenteve të trafikut (sidomos 2 vitet e fundit), është e nevojshme të dihen se cilët janë shkaktarët kryesorë të këtyre aksidenteve të cilat në disa raste për fat të keq përfundojnë me fatalitet. Ka qenë mjaftë i nevojshëm një projekt i tillë në komunën e Prishtinës, përmes të cilit tentojmë të kthejmë vëmendjen e qytetarëve në parandalimin e aksidenteve rrugore. Projekti ka përfshirë një varg aktivitetesh të ndërlidhura me komunikacionin rrugor.  Konferenca  përmbyllëse me publikimin e raportit u mbajt më 11 Qershor, nga ora 15:00, përmes Google meet.

Folësit:

Altin Gashi- Përfaqësuesi i Kuvendit Rinor të Prishtinës;

Kosovare Sadiku- Autore e Raportit;

Fatlum Zeka – Autor i Raportit;

Fitim Rexha- Drejtor i Departamentit të Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës;

Fejzullah Mustafa- Drejtor i Departamentit të Sigurisë Rrugore, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Komunikatë për media rreth realizimit të projektit “I riu si shofer”

Kuvendi Rinor i Prishtinës ka implementuar me sukses projektin “I riu si shofer”, i cili është përkrahur nga Komuna e Prishtinës. Duke parë numrin e lartë të aksidenteve të trafikut ka qenë e nevojshme të dihen se cilët janë shkaktarët kryesorë të këtyre aksidenteve të cilat në disa raste për fat të keq përfundojnë me lëndime apo edhe me fatalitet. Ishte i rëndësishëm një projekt i tillë në komunën e Prishtinës, përmes të cilit është kthyer në vëmendjen e qytetarëve në parandalimi i aksidenteve rrugore. Projekti ka përfshirë një varg aktivitetesh të ndërlidhura me komunikacionin rrugor të cilat janë përcjellë në formë virtuale si pasojë e rrethanave të krijuara me pandeminë Covid-19. Ato janë të publikuara në faqen zyrtare në rrjetin social Facobook, Kuvendi Rinor i Prishtinës.

Në kuadër të projektit “I riu si shofer” është realizuar dhe publikuar videoja e cila përmban deklaratat e përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, përkatësisht nga Drejtori i Divisionit të Komunikacionit Rrugor. Po ashtu, janë përfshirë deklarimet nga stafi i emergjencës nga QKUK- specialistë të Mjeksisë Urgjente, ku janë treguar statistikat dhe përvojat e tyre profesionale me rastet e ndryshme të aksidenteve, me ҫ’rast përcillet mesazhi i tyre për pjesëmarrësit në komunikacion. Në video janë ndarë edhe rrëfimet ekskluzive nga familjarët e personave që janë prekur nga aksidentet rrugore. Ndër tjerash, te pjesa tjetër e videos është e përfshirë ekspozita virtuale, e cila ka përmbajtur fotografitë e përzgjedhura nga aksidentet rrugore, që kanë karakter vetëdijësuses, me qëllim që të ngritet vetëdija e qytetarëve për parandalimin e aksidenteve të trafikut. Gjithashtu, projekti ka përfshirë realizimin e hulumtimit me procedurë të anketimit për të rinjtë që janë të pajisur me patentë shofer (mosha: nga 18 deri 26 vjeҫ), instruktorët si dhe ekzaminerët. Hulumtimi kishte për qëllim evidentimin problemeve me të cilat ballafaqohen këto tri kategori të cilat janë të lidhura ngushtë me funksionimin e  komunikacionit rrugor, të dihen shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore, rrjedhimisht të jepen rekomandimet për institucionet përkatëse dhe për shoferët e rinjë.

Rezultatet e hulumtimit u shpalosën në konferencën përmbyllëse, ku ishin të ftuar panelisët nga institucionet përkatëse që merren me ҫështjet e sigurisë rrugore, z. Fitim Rexha- Drejtor i Departamentit të Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës z. Fejzulla Mustafa, Drejtor i departamentit të Sigurisë Rrugore, Ministria e Infrastruktures dhe Ambientit, përfaqësues të KRPR, si dhe autorët e raportit hulumtues znj. Kosovare Sadiku dhe z. Fatlum Zeka.

Si përfaqësues nga Kuvendi Rinor i Prishtinës, z. Altin Gashi, tregoi rreth ecurisë së këtij projekti duke informuar pjesëmarrësit për formën e realizimit dhe organizimit nga ana e KRPr për projektin “I riu si shofer”. Pastaj, bashkëautorja e hulumtimit, njëherit kryerare e Kuvendit Rinor të Prishtinës, znj. Kosovare Sadiku prezantoi rezultatet e raportit hulumtues, duke filluar me përshkrimin e statistikave të aksidenteve rrugore në vend, më pas metodologjinë e zbatuar për projektin në fjalë, dhe rezultatet të me statistikat përkatëse për variablat e matura përmes pyetësorëve. Po ashtu, bashëautori i raportit hulumtues, z.Falum Zeka, tregoi për të gjeturat e raportit me fokus në shkaktarët e aksidenteve rrugore. Nga ky hulumtim rezulton se disa faktorë kryesorë të cilët kanë ndikim në gjasat që shoferi të rrezikoj dikë gjatë vozitjes rrjedhimisht rritjen e numrit të aksidenteve  janë: përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, tejkalimi i shpejtësisë së lejuar gjatë vozitjes, ngasja nën ndikimin e alkoholit, mosrespektimi dhe mosnjohja e saktë e shenjave të trafikut. Po ashtu, janë vërjetur dallime në rrezikimin në trafik në bazë të gjinisë, me ҫ’rast femrat kanë rrezikuar në përgjithësi më pak në trafik, krahasuar me meshkujt.

Pas fjalimeve dhe prezentimit të rezultateve,  pjesëmarrësit patën rastin të parashtrojnë pyetjet e tyre rreth të gjeturave të raportit dhe qëllimet e këtij projekti në tërësi. Me të dhënat që u prezentuan në  kuadër të konferencës, kemi një evindencë nga terreni, duke analizuar perspektivat e shofëreve të rinjë, instruktorëve dhe ekzaminerëve, sepse me identifikim të shkaktarëve më lehtë parandalojmë pasojat. Rekomandimet për institucionet përkatëse janë kryesisht në mbikqyrjen e procesit të mbajtjes me rregull të orëve praktike dhe teorike dhe të bëhen obligative për autoshkollat, të jetë obilgativ sigurimi shëndetësor për shoferët e rinjë, si dhe të organizohet java kombëtare sigurisë së shoferëve të rinjë (praktikë e vendeve tjera europiane)  që të vetëdijësojë ata për rritje të kujdesit në trafik. Rekomandimet për shoferët e rinjë janë kryesisht për shtimin e nivelit të kujdesit kur janë pjesëmarrës në komunikacion, të mos përdoret telefoni gjatë ngasjes dhe mjeteve tjera që mund t’i shpërqëndrojnë, të kompletojnë  të gjitha kushtet që parashihen për marrjen e patent shoferit.

Projekti parashihet të zgjerohet duke analizuar zonat (lokalizimin) ku më së shumti ndodhin aksidente rrugore në qytetin e Prishtinës, që më pas të përgatiten dhe adresohen rekomandimet për akterët relevantë komunal që të ndërrmarin hapat konkret në parandalim. Po ashtu, në organizim të paneleve të diskutimit nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së komunikacionit rrugor, në ngritjen e vetëdijes së shoferëve të rinjë.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …