Nga fillimi i kësaj jave po vazhdon asfaltimi i segmenteve të rrugëve në bashkësinë lokale të Klinës së Epërme të komunës së Skenderajt.
Sot ka vazhduar asfaltimi në Klinë të Epërme, në lagjen “Bajraktari”, kurse ditët në vijim do të asfaltohen segmentet rrugore në fshatrat tjera të kësaj bashkësie lokale, si në Kuçicë, Tërnac etj.
Ndërtimi i infrastrukturës rrugore në çdo fshat e lagje do të vazhdojë panderprerë dhe konformë nevojave të qytetarëve të Komunës së Skenderajt.