Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar, ndërsa KFOR-i mbetet një faktor i domosdoshëm i stabilizimit për të ardhmen e Kosovës dhe për sigurinë rajonale, ka thënë komandanti i përgjithshëm i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, gjenerali, Michele Risi. “Besoj fuqishëm se situata stabile nga perspektiva e sigurisë është kusht i domosdoshëm për dialog dhe për bashkëpunim. KFOR-i do të vazhdojë ta japë kontributin e tij për ta kapërcyer situatën drejt një të ardhmeje më të ndritshme për gjeneratat më të reja të Kosovës”, ka deklaruar gjenerali Risi me rastin 21-vjetorit të hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it. Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet e NATO-s. Përmirësimi i sigurisë në terren ka çuar në zvogëlim progresiv të KFOR-it, nga 55,000 trupa sa ishin në vitin 1999 në rreth 3,500 trupa tani. Kosova është duke shënuar 21-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s me aktivitete të ndryshme. Kjo ditë njihet si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …