Bordi drejtues i Agjencisë së Inteligjencës së BE-së e miraton marrëveshjen e bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë

Bordi drejtues i Agjencisë së Inteligjencës së BE-së e miraton marrëveshjen e bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë

Bordi drejtues i Agjencisë së Inteligjencës së Bashkimit Evropian ka miratuar marrëveshjen e punës me agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë, ka njoftuar të premten Ministria e Brendshme e Kroacisë, vend ky që aktualisht kryeson Këshillin e BE-së. Vendimi është marrë në seancën e 115-të të këtij bordi, që është mbajtur në format të video-konferencës më 9 dhe 10 qershor. Është bërë me dije se marrëveshja do të nënshkruhet nga drejtorja ekzekutive e EUROPOL-it dhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të Kosovës. Marrëveshja, e miratuar nga bordi drejtues, parashikon bashkëpunim midis EUROPOL-it dhe Policisë së Kosovës, Doganave të Kosovës, Administratës Tatimore dhe njësive për parandalimin e pastrimit të parave. Sipas njoftimit, me këtë marrëveshje, Kosovës “i jepen mundësi të reja në bashkëpunimin ndërkombëtar policor”. Kosova, deri më tani, ka qenë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, me të cilin EUROPOL-i nuk ka pasur marrëveshje bashkëpunimi dhe rrjedhimisht nuk ka pasur mundësi të shkëmbimit të informacioneve, me qëllim luftimin e krimit të rëndë dhe të organizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …