Nënkryetari i Komunës së Rahovecit z. Xhemali Haxhimustafa, priti në takim zyrtar të Këshillit për Siguri në Republikën e Kosovës, qëllimi i takimit ishte informimin në lidhje me “Strategjisë për Radikalizmin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmin që Shpie në Terrorizëm”. Në takim morën pjesë z. Osman Ismajli, Komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec dhe znj. Vjollca Vuçiterna, drejtoreshë e DKAS-së.
Nga ana e tij nënkryetari i Komunës së Rahovecit z.Xhemali Haxhimustafa, falënderoi zyrtarët e Këshillit për Siguri në Republikën e Kosovës për vizitën e bërë dhe për informimin në lidhje me “Strategjisë për Radikalizmin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmin që Shpie në Terrorizëm”. Po ashtu nënkryetari Haxhimustafa, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në lidhje me përgatitjen e Planit të Veprimit të strategjisë.
Kurse zyrtarët e Këshillit për Siguri në Republikën e Kosovës njoftuan në pika të shkurtra në lidhje me “Strategjinë për Radikalizmin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmin që Shpie në Terrorizëm“ thanë se në fokusin e organizatave ndërkombëtare dhe i Ambasadës Amerikane është të financojnë projekte edhe në Komunën e Rahovecit. Gjithashtu zyrtarët nga KSRK, inkurajuan zyrtarët Komunal që të paraqesin nevojat e qytetarëve të Komunës së Rahovecit, në veçanti të rinisë në mënyrë që më pas këto kërkesa të përcillen në nivelin qendror.
Osman Ismaili, Komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec, i cili tha se për fat të mirë, nuk kemi të evidentuar asnjë rast të shkuarjes për të luftuar, dhe nuk kemi asnjë rast që është vrarë jashtë Kosovës. Dhe nga kjo mund të themi se situata e sigurisë është e mirë, por që mbetet që në vazhdimësi të punohet për të pasur nën kontroll sigurinë në territorin e Komunës së Rahovecit.
Po ashtu në takim u diskutua, edhe për organizimin e aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me informimin e të rinjve, për pasojat të cilat i sjellë radikalizmi dhe ekstremizmi fetar.