Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nëse rrëzohet edhe qeveria e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. “Nëse edhe kjo qeveri dështon, ne duhet të presim momentin që të shkojmë sa më parë në zgjedhje. Nuk do të çojmë mandatar. Duhet të shkojmë në zgjedhje. Nuk dua të paragjykoj cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e krijimit të qeverisë, por nëse edhe kjo dështon atëherë duhet shkuar në zgjedhje”, ka thënë Tahiri. Tutje, ai komentoi edhe një ide hipotetike të bashkëpunimit në mes të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk ishte optimist për një bashkëpunim të tillë. “Kemi të bëjmë me një parti politike qe mashtrimin e ka në radhë të parë”, shtoi Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …